Krasniqi për zgjedhjet në veri: Nëse ka vullnet të mblidhen nënshkrimet, do të ketë zgjedhje të parakohshme

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka folur për Udhëzimin Administrativ i cili pritet të rregulloj çështjen e kryetarëve të Komunave, në rastet kur ata do të shkarkohen nga pozitat e tyre.

“Si qeveri kemi pasë angazhim që ky udhëzim të kryet në afate të shpejta. Që në fillim kemi shprehë gatishmëri për zgjedhje. Ligji për vetëqeverisje ka qe ë baza e këtij udhëzimi administrativ. Kemi pas takime me ambasada OSBE dhe zyra e BE-së” – tha Krasniqi në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

“Është instrumenti i vetëm demokratik për largimin e kryetarëve. Tash një kryetar me votën që zgjedhjet edhe mund të largohet. Unë kam kontakte me kryetaret dhe qytetarët e asaj pjese. Kemi një administratë që është në shërbim të qytetarëve. Kjo më herët nuk ka qenë se ata kanë qe në shërbim të Listës Serbe dhe jo qytetarëve” – deklaroi Elbert Krasniqi.

Ai ka thënë se, me mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët, kryetarët mund të shkarkohen. Kjo ka thënë Krasniqi, është një formë demokratike.

“Kryetarët e komunave janë një rezultat i procesit zgjedhor, pengimi i qytetarëve serbë të marrin pjesë në zgjedhje e ka bërë Beogradi. Largimi i tyre mund të bëhet në mënyrë demokratike, me udhëzimin administrativ. Nëse ka vullnet qytetar të mblidhen nënshkrimet, do te bëhen zgjedhjet e parakohshme” – deklaroi ai.

Ai foli edhe për arrestimin e një zyrtari të Komunës së Leposaviqit.

“Jam shumë i shqetësuar qe kemi një drejtor të Leposaviqit qe është arrestuar” – ka thënë Krasniqi.