KQZ thotë se mund ta nisin sot rinumërimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka folur për rinumërimin e votave që kishte vendosur PZAP-ja për zgjedhjet e 6 tetorit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se sot mund të fillojë rinumërimi.

“Kemi pranuar dy vendime të PZAP që na obligojnë t’i zbatojmë. Sic kam informata nga Supremja, deri në orën 15:00, ndaj rinumërimit të mbi 1 mijë vendvotime nuk ka ndonjë ankesë. Kështuqë që ky vendim bëhet i plotfuqishem. Unë mendoj që sot mund të fillojmë ti rinumërojmë”, tha ajo.

Ndërsa, Enis Halimi nga sekretariati i KQZ tha se do t’i rrisin kapacitetet për rinumërim.

“Sekretariati do t’i rrisë kapacitet gjatë rinumërimit aq sa nuk e cenojmë transparencën. Jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet që të procesojmë me aktivitet atje. Sa i përket anës tonë, këto rinumërime do të behen pasi të konsumohen afatet kohore”, tha Halimi.

Mbledhja e KQZ-së është duke vazhduar.

Dje, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e miratoi si të bazuar ankesën e koalicionit NISMA-AKR-PD, për votat e ardhura nga Serbia, duke urdhëruar KQZ-në që të largoj nga rezultati përfundimtar këto vota. Gjithashtu PZAP-ja vendosi për rinumërim të 1 mijë e 472 vendvotimeve.

PZAP pranon ankesën e NISMA-AKR-PD kundër votave të Listës Serbe

www.kallxo.com