KQZ miraton draft-buxhetin për vitet 2022-2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar raportin vjetor financiar për fondin për mbështetje të subjekteve politike për vitin 2020.

Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga PDK-ja tha se projektbuxheti i aprovuar ka qenë 4 Milion e 200 mijë euro nga të cilat shumica janë shpenzuar për subjektet që kanë fituar ulëse në Kuvend.

KQZ e ka miratuar edhe draft planin e buxhetit të KQZ-së për vitet 2022 – 2024.

Elshani tha se kanë pas shumë diskutime në raport me çështjet që duhet të përfillen në kuadër të këtij plani.

“Në raport me nevojat e KQZ-së buxhetin e planifikuar e kemi tejkaluar”, tha Elshani.

Sipas Elshanit, për vitin 2022, janë 6 milionë 21 mijë e 42 euro, për vitin 2023 janë 6 milionë e 193 mijë e 442 euro dhe për vitin 2024, 5 milionë e 843 mijë e 822 euro.