Testi me shkrim për prokurorë të shtetit - Foto: KPK

KPK publikon listën e kandidatëve që kaluan testin me shkrim për tu bërë prokurorë

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar listën me kandidatët që kanë kaluar testin me shkrim për tu bërë prokurorë.

Testi me shkrim nga KPK është mbajtur më 09.06.2024.

72 emra janë pjesë e listës së kandidatëve që kanë kaluar suksesshëm këtë test.

KPK njofton të gjithë kandidatët se kanë tre ditë kohë të parashtrojnë ankesë tek komisioni për rishqyrtim.

Pjesë e testit me shkrim ishin 281 kandidatë.

Lista e kandidatëve që kanë kaluar testin me shkrim mund të qaset këtu.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) më 09.06.2024 ka organizuar mbajtjen e testit me shkrim në kuadër të procesit të rekrutimit të 24 prokurorëve të rinj të shtetit.

Në testin me shkrim kanë marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 të gjinisë mashkullore dhe 131 të gjinisë femërore, prej të cilëve dy janë pjesëtarë nga radhët e minoriteteve.

Ky proces është duke zhvilluar edhe nën mbikëqyrjen e monitoruesve të EULEX-it dhe OSBE-së.

Kandidatët për prokurorë të shtetit i nënshtrohen testit me shkrim