COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Kosovë, 285 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vend janë konfirmuar 285 raste të reja me COVID-19, nga 859 testime.

Të dhënat tregojnë se 203 pacientë janë shëruar nga coronavirusi.

Në Kosovë aktualisht janë 2 mijë 169 raste aktive.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve, Ministria ka bërë thirrje për respektim të masave dhe vaksinim të qytetarëve.

Në vend ditë më parë është aprovuar doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19.