Kosovë, 28 persona me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në klinikat për COVID-19 dhe Spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 702 pacientë.

603 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe 28 në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në njoftim bëhet e ditur se në QKUK janë 62 pacientë të shtrirë, 226 prej tyre Covid-19 pozitivë, 215 me oksigjeno-terapi.

Në Klinikën Infektive janë 112 pacientë, në atë të Pulmologjisë 36 pacientë, në Klinikën e Pediatrisë 4 pacientë, në Klinikën e Gjinekologjisë 18 pacientë, në Klinikën Infektive 2 (Mjekësia Sportive) 92 pacientë.

SHSKUK njofton së në spitalet e përgjithshme po trajtohen 440 pacientë, 377 prej tyre Covid-19 pozitivë, 324 me oksigjeno-terapi.

Numri më i madh i pacientëve të shtrirë është në Spitalin e Gjakovës, aty po trajtohen 98 pacientë.

Në Spitalin e Pejës 97 pacientë, në Spitalin e Prizrenit 81 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 86 pacientë, Spitali i Ferizajt 52 pacientë, në Spitalin i Mitrovicës po trajtohen 15 pacientë dhe në Spitalin e Vushtrrisë 11 pacient.

Aktualisht janë 14 mijë e 249 raste aktive me coronavirus në Kosovë.

Ndërsa, në raportin e fundit të MSh-së thuhet se 22 mijë e 119 vaksina anti-COVID janë dhënë në nivel vendi.