Kontrabandonte xhinse, kërpudha, djathë e mallra tekstili, arrestohet shtetasi i Serbisë

Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, sonte rreth orës 18:15 në fshatin Jarinje e Poshtme ka ndaluar automjetin VW Passat me targa të Serbisë dhe me ngasës të dyshuarin – shtetas serb, i cili në rrugë ilegale kishte tentuar të kontrabandonte mallra nga territori i Serbisë

Sipas njoftimit të Policisë, mallrat e kontrabanduara përfshijnë: xhinse, kërpudha, djathë, ajkë dhe mallra nga tekstili.

Personi i dyshuar, që sipas Policisë rezulton të jetë recidivist i veprave të kontrabandës me mallra, së bashku me automjetin e tij është dërguar në stacionin policor në Leposaviq për procedura të mëtejme ligjore.