
Foto:Policia e Kosovës
Leposaviq, arrestohet pasi tentoi t'i ikte Policisë me furgonin me 3,700 kilogramë mish të futur ilegalisht nga Serbia
06.6.2023 - 21:48
Një person është arrestuar në Leposaviq duke bartur mbi 3,700 kilogramë mish të ndryshëm, në vlerë mbi 20 mijë euro.
Policia kishte identifikuar një furgon me targa serbe, i cili dyshohej se kishte shfrytëzuar rrugën ilegale në afërsi të pikës kufitare në veri të Kosovës.
I dyshuari ka tentuar të ikë nga Policia e Kosovës dhe është larguar.
“Patrulla policore ka tentuar ta ndal duke ndezur rotacionin dhe dritën vezulluese për ta ndalur, por i njëjti nuk është ndalur dhe ka tentuar t’i ik Policisë”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje, thuhet se automjeti është përcjellë dhe i është dorëzuar autoriteteve kufitare në Leposaviq për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.