Foto: Xhelal Sveçla/Facebook

VIDEO - Policia bllokon rrugët ilegale në veri të vendit

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një aksion për mbylljen e rrugëve ilegale në veri të vendit.

Ky aksion i Policisë së Kosovës është duke vazhduar.

Ekipi i KALLXO.com ka vizuar fshatin Sharrpel afërsi të pikës kufitare Jarinje nga e cila iu sjellë pamjet e rrugës tani më të bllokuar.

Përveç bllokimit, në rrugën në fjalë janë vendosur edhe forcat e policisë së Kosovës të cilët janë duke qëndruar atje.

Që nga mëngjesi janë bllokuar rrugët ilegale që janë shfrytëzuar për kontrabandë e  që përfshijnë zonat kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë si dhe në zonën kufitare që lidhet me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ekipi i KALLXO.com ka raportuar se për bllokimin e këtyre rrugëve janë përdorur makineri të rënda duke hedhur zhavorr në mes të rrugës si dhe duke hapur gropa.