Foto: Kuvendi i Kosovës

Konjufca thekson synimin e anëtarësimit të Kosovës në OSBE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka pritur në takim shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Sipas një komunikatë të Kuvendit, ata kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe prioritetet e legjislaturës së re.

“Ambasadori Davenport ritheksoi gatishmërinë e OSBE-së për të bashkëpunuar dhe ndihmuar Kosovën në proceset e mëtejme të reformave dhe të demokratizimit”, thuhet në komunikatë.

Kurse Konjufca thuhet se e ka falënderuar ambasadorin Davenport për bashkëpunimin dhe mbështetjen e OSBE-së ndaj institucioneve të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe synimin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Ndërkaq, sipas marrëveshjet se Uashingtonit, të nënshkruar në shtator të vitit 2020 nga Kosova dhe Serbia, pala kosovare është zotuar se do të pezullojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare për një periudhë një vjeçare.