Foto: KALLXO.com

Konjufca: E dimë se Cakaj politikë ditore e ka mbrojtjen e interesit të Kosovës - VIDEO

Ministri i Punëve të Jashtme dhe për Diasporë i Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Në një konferencë për media, Konjufca i uroi mirëseardhje në vendlindje, Cakajt, duke shtuar se ndaj njëri-tjetrit,  kanë më shumë obligime sesa falënderime.

“Mbledhja e përbashkët e Qeverive që te ndodhë në Shkodër, ne do te jemi në koordinim të plotë dhe ky të jetë një organizim me marrëveshje konkrete. Prej që është vendosë tarifa 100% ndaj mallrave serbe, shkëmbimet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë rritur 300%”, ka thënë ai.

Konjufca ka theksuar se e çmojnë angazhimin e Cakajt me partitë shqiptare në Luginën e Preshevës që të garojnë bashkë në zgjedhjet në Serbi.

“Ne e dimë që çdo takim që e ka z.Cakaj, politikë ditore e ka mbrojtjen e interesit të Kosovës, e interesit tonë të përbashkët”, tha Konjufca.

LIVE Konferencë për shtyp pas takimit Glauk Konjufca – Gent Cakaj

LIVEKonferencë për shtyp pas takimit Glauk Konjufca – Gent Cakaj

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 19 février 2020