Konfirmohet vizita e diplomatit rus Lavror në Beograd

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov pritet që këtë të hënë të qëndrojë për vizitë zyrtare në Beograd.

Kështu është konfirmuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë në Twitter.

“Në datat 6-7 qershor, Sergej Lavrov do të jetë për një vizitë pune në Serbi”, thuhet në këtë postim.

Në këtë vizitë është thënë se Lavrov do të këtë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Ai do të zhvilloj bisedime me ministrin e Jashtëm, Nikolla Selakoviq, kryetarin e Kuvendit Kombëtar, Ivica Daçiq dhe Patriarkun e Serbisë Porfirije”, është thënë tutje.

 

 

Vizita e ministrit të Jashtëm rus vjen në një kohë kur është rritur presioni ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Media serbe: Ministri i Jashtëm rus Lavrov në Beograd më 7 qershor