Konfirmohet takimi Trump – Jong Un me 12 qershor në Singapor

Më të lexuar përmbajtjen e letrës së dërguar nga lideri koreano verior, Kim Jong Un, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se termini për 12 qershor mbetet në fuqi.

“Na pret punë e madhe me 12 qershor dhe nuk do të shkojmë aje vetëm të nënshkruajmë diçka.

Asnjëherë nuk kam thënë se kjo do të ndodhë në një takim. Bëhet fjalë për vitet e shumta të armiqësisë ,urrejtjes  dhe të problemeve  me dy kombeve shumë të ndryshëm. U thash edhe sot, kemi kohë, mund të ecim shpejt  po edhe ngadalë-përcjell e përditshmeje “Guardian “ deklaratën e presidentit Trump .

Bëhet e ditur s takimi në Dhomën Ovale në Shtëpinë e Bardhë ka zgjatë më shumë së që ka enë e planifikuar, Trump  më pas ka thënë se nuk do të ketë sanksione të reja ndaj Phenianit dhe se ato ekzistuese mbeten në fuqi. Kjo korrespodencë  vjen në kohën ë përpjekjeve dyanshme për mbajtjen e samitit të liderëve të të dyja vendeve .

Kim Jong çol, ndihmës i afërt i kreut të Koresë së Veriut, është figura më e lartë e shtetit koreanoverior që nga vitit 2000 kur një zyrtar i lartë i Phenianit e vizitoi Shtëpinë e Bardhë me ftesë të ish presidentit Bill Clinton. Në takimin në zyrën Ovale ka qenë prezent edhe sekretari i shtetit Mike Pompeo./tv21/