Komuna e Suharekës shpall konkurs për mësimdhënës

Drejtoria për Arsim në Komunën e Suharekës ka hapur konkurs për punësimin e 20 mësimdhënësve në disa nga shkollat e kësaj komune.

Konkursi është shpallur për vitin shkollor 2020/2021. Disa prej pozitave të kërkuara nuk janë me normë të plotë, e ka edhe të tilla që janë vetëm zëvendësim për një periudhë të caktuar kohore.

Konkursi thuhet se do të jetë i hapur 15 ditë, nga dita e shpalljes së tij.

Komuna e Suharekës ka thënë se kandidatët do t’i nënshtrohen intervistat, ndërsa në intervista do të ftohet ata që i plotësojnë kushtet dhe i kanë dokumentet e kompletuara.

Pozitat e kërkuara janë për mësimdhënës në lëndët si biologji, gjuhë shqipe dhe gjermane, art figurativ , informatikës si dhe mësimdhënës klasor.