Komuna e Podujevës shpërndan 500 pako ushqimore për familjet në nevojë

Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se ka filluar sot shpërndarjen e 500 pakove të para ushqimore për familjet në nevojë, të siguruara nga buxheti i Komunës.

Këto pako ushqimore u janë shpërndarë familjeve me gjendje të rëndë sociale dhe atyre që u është përkeqësuar gjendja material.

“Nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, tha se për familjet nga qyteti shpërndarja e pakove ushqimore po bëhet në Palestrën e Sporteve, ndërsa për familjet në fshatra kemi angazhuar staf dhe automjete të Komunës, për t’i dërguar pakot në secilën familje të evidentuar nga përfaqësuesi i fshatit/lagjes dhe nga listat e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.

Kuvendi i Komunës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë 125,000 euro për ndihmë qytetarëve në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike