Komuna e Obiliqit dëshiron të punësojë "Zyrtar për Ndriqim Publik"

Komuna e Obiliqit ka hapur thirrje publike, ku po kërkon aplikime për pozitën “Zyrtar për Ndriçim Publik” në kuadër të Drejtorisë për Shërbime Publike.

Konkursi kishte qenë i hapur edhe më herët, mirëpo Komuna ka vendosur që të shtyjë edhe për 6 ditë afatin për aplikim.

“Për shkak se nuk është arritur pranimi i një numri të balancuar të aplikacioneve nga aspekti etnik, afati për pranimin e aplikacioneve zgjatet për 7 ditë kalendarik nga data 15.07.2020 deri me datën 21.07.2020”, thuhet në njoftimin e Komunës se Obiliqit.

KALLXO.com ka kontaktuar me Drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë të Komunës së Obiliqit, Naim Miftari, për të pyetur se çfarë saktësisht do të jetë roli i të rekrutuarit në këtë pozitë mirëpo i njëjti ka kërkuar që t’i përcjellim pyetje në Komunë.

KALLXO.com i ka shkruar Komunës së Obiliqit dhe po presim  përgjigje.

Konkursi i Komunës së Obiliqit për “Zyrtar për Ndriçim Pubik”