Ardian Gjini. Foto: Komuna e Gjakovës

Komuna e Gjakovës s'u lodh të zbatonte rekomandimet e Auditorit

Komuna e Gjakovës nuk i ka zbatuar nëntë rekomandime të vitit të kaluar nga Auditori.

Sipas Raportit të këtij viti, nëntë rekomandime nuk janë zbatuar, shtatë rekomandime janë zbatuar, tri janë zbatuar pjesërisht, një është mbyllur dhe një është mbyllur i pazbatuar.

Sipas raportit të Auditorit, Kryetari duhet të sigurojë aplikimin e procedurave të thjeshtuara të rekrutimit për punët që konsiderohen të realizohen përmes MSHV-ve. Nevojat për pozitat të rregullta të punës të adresohen në MF gjatë planifikimit buxhetor, e jo të aplikohen MSHV. Kjo formë e angazhimit të kontraktuesve të aplikohet vetëm në rastet urgjente, dhe kur kërkesat të jenë të arsyetuara nga njësitë kërkuese. Pagesat për shërbimet e tilla nuk duhet të tejkalojnë vlerën e kontraktuar, ndërsa në raport thuhet se nuk janë ndërmarr veprime në adresimin e rekomandimit.

Gjithashtu, në raport thuhet se kryetari duhet të sigurojë se projektet kapitale planifikohen drejtë në aspektin buxhetor dhe në afatin kohor të arsyeshëm të implementimit të kontratës e në këtë rast nuk janë ndërmarr veprime në adresimin e rekomandimit.

Më tej në raport thuhet se kryetari duhet të sigurojë që të mos hyjë në obligime kontraktuale dhe financiare pa sigurim paraprak të mjeteve buxhetore, si dhe të forcojë disiplinën financiare në pagesën e obligimeve me kohë dhe evitimin e shpenzimeve shtesë, e sikur në rekomandimet e tjera as në këtë rast nuk janë ndërmarrë veprime për zbatim.

Po ashtu, Auditori ka rekomanduar se kryetari duhet të sigurojë se obligimet kontraktuale dhe financiare të mos krijohen pa u zotuar paraprakisht mjetet e duhura financiare në SIMFK. Urdhër blerjet e përgatitura dhe të nënshkruara duhet ti paraprijnë procesit të furnizimit apo realizimit të punimeve, as në këtë rast nuk janë ndërmarrë veprime për zbatim.

Kjo komunë nuk ka zbatuar as rekomandimin për regjistrimin e pasurisë dhe as nuk janë marrë veprime për zbatim.

Gjithashtu, kryetari duhet të siguroj që po shqyrtohen në mënyrë aktive të gjitha opsionet e mundshme, përfshirë edhe veprimet ligjore përmes përmbaruesve, për të siguruar arkëtimin e plotë të llogarive të arkëtueshme, as këtë herë, komuna e udhëhequr nga Ardian Gjini nuk ka ndërmarrë veprime për zbatim.

Rekomandimi i shtatë që i është dhënë kësaj komune është që kryetari duhet të sigurojë se shpenzimet krijohen vetëm pasi të jenë zotuar paraprakisht mjetet financiare në SIMFK. Pagesa e obligimeve të bëhet brenda 30 ditësh nga pranimi i faturës, por as për këtë kjo komunë nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

Gjithashtu, kryetari duhet të sigurojë se plani vjetor i AB-së të ketë për fokus fushat më me rrezik dhe të përfshijë kryesisht aktivitetet e vitit aktual. Të përgatiten plane veprimi dhe të adresohen me kohë rekomandimet e AB-së (Auditim Ii brendshëm) KA të mos ketë në përbërje anëtar të ekipit ekzekutiv të komunës, por që kjo komunë nuk ka marrë asnjë vendim.

Ndërsa një rekomandim I është mbyllur ende pa gjetur zbatim, Kryetari duhet të sigurojë linja adekuate të raportimit dhe llogaridhënies. Sipas Auditorit, nuk janë ndërmarr veprime në adresimin e rekomandimit. Kjo çështje është dërguar me letermenaxhment