Komisioni për Buxhet, 8 nëntor 2023 Foto: KALLXO.com

Komisioni për Buxhet miratoi në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024

Komisioni për Punë, Buxhet dhe Transfere ka miratuar në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2024.

Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, tha se ky Projektligj është paraparë të shqyrtohet në lexim të parë në seancën e Kuvendit më 16 nëntor kurse shqyrtimi i dytë, sipas tij, parashihet të bëhet më 14 dhjetor.

“Ideja është që më 16 nëntor të trajtohet në Kuvendin e Kosovës dhe të miratohet në parim. Me datën 8 dhjetor do të jetë takimi i fundit i Komisionit për buxhet, shqyrtimi i dytë është paraparë më 14 dhjetor”- tha Muja.

Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2024, i miratuar nga Qeveria, pritet të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Ky buxhet është mbi 100 milionë euro më i lartë në krahasim me buxhetin e këtij viti.

Deputeti Ferat Shala – ministrit Murati: Komuna e Skenderajt i ka vetëm 15 mijë euro investime të reja

Deputeti Lushtaku kritikon Qeverinë, thotë se mashtroi lidhur me koeficientin e pagave

www.kallxo.com