Kolonat në rrugën Fushë Kosovë- Sllatinë. Foto: KALLXO.com.

Kolona të gjata në rrugën Fushë Kosovë - Sllatinë (Pamje)

Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar në rrugën Fushë Kosovë- Sllatinë sot pasdite. 

Kolonat  pothuajse e kanë bllokuar qarkullimin në këtë rrugë. 

KALLXO.com ka siguruar fotografi ku shihet gjendja në atë pjesë. 

Deri më tani nuk ka njoftim nga autoritetet për këtë bllokim.  

KALLXO.com ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione dhe është në pritje të përgjigjes. 

Kolonat në rrugën Fushë Kosovë- Sllatinë. Foto: KALLXO.com.
Kolonat në rrugën Fushë Kosovë- Sllatinë. Foto: KALLXO.com.