Klinë, katër të arrestuar për armëmbajtje pa leje, sekuestrohen gjashtë armë

Katër persona në Klinë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mbajtje në shfrytëzim, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar gjashtë armë, karikator dhe fishekë të këtyre armëve.

Personat e arrestuar pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt, ka njoftuar PK.

“Nga data 18.02.2022 e deri më datë 22.02.2022, në zonën e përgjegjësisë të Stacionit Policor në Klinë, Njësitet Policore gjatë aktiviteteve në teren, kanë sekuestruar gjashtë armë dhe janë arrestuar katër persona të dyshuar”, thuhet në komunikatë.

Policia tek të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar:

  • Një armë e tipit Zoraki cal 9mm.
  • Një karikator i së njëjtës armë
  • 10 copë fishekë të cal: 7.65mm
  • Një armë me gas e tipit Zoraki cal: 9mm
  • Një karikator i armës i së njëjtës armë
  • 10 copë fishek të cal: 9mm.
  • Një pushkë gjuetie e cal: 12GA
  • Një armë e tipit Colt cal: 45mm
  • Një karikator i së njëjtës armë
  • Dy copë fishekë të armës së njëjtë.
  • Një armë me gas e tipit Zoraki
  • Një karikator i së njëjtës armë
  • 34 copë fishek me gas 9mm.
  • Gjashtë gëzhoja 9 mm
  • Një armë e tipit Lluger 88 cal: 8mm
  • Një karikator i armës i së njëjtës armë.