Foto: FFK

Kjo është renditja në grupin ku është Kosova, prin Zvicra

Kosova dhe Zvicra kanë ndarë sonte pikët në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e rëndësishme për kualifikimet e Kampionatit Europian të futbollit.
Me këtë barazim, Kosova në Grupin I ka grumbulluar 4 pikë, duke u renditur në vendin e pestë.

Ndërsa, Zvicra është lider e grupit me 11 pikë.

Në vendin e dytë në këtë grup renditet Rumania me 9 pikë ndërsa në vendin e tretë është Izraeli me 8 pikë.

Bjellorusia renditet në vendin e 4-të me katër pikë ndërsa në fund Andorra me vetëm 2 pikë.