Kirurgët e Spitalit të Mitrovicës ia heqin 62 vjeçarit tumorin 8 kilogramësh

Një intervenim kirurgjik i zorshëm është realizuar sot në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Në sallën e Kirurgjisë Abdominale në këtë Spital, kirurgët kanë hequr nga barku i një  62 vjeçari tumorin me madhësi 25×13 centimetra me peshë plotë 8 kilogramë, i cili i kishte zënë gati gjysmën e barkut.

“Pacienti është në gjendje të mirë stabile dhe pritet që së shpejti të lirohet në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Spitalit.