Burimi i Fotos BBC

Tumori virtual, mënyra e re për ta parë kancerin

Shkencëtarët në Kembrixh kanë ndërtuar një model 3D të realitetit virtual (VR) për kancerin, duke ofruar një mënyrë të re për ta parë sëmundjen, raporton BBC.

Mostra e tumorit, e marrë nga një pacient, mund të studiohet në detaje dhe nga të gjitha këndet, me çdo qelizë individuale.

Studiuesit thonë se kjo do të rrisë kuptimin tonë për kancerin dhe do të ndihmojë në kërkimin e trajtimeve të reja.

Projekti është pjesë e një skeme kërkimore ndërkombëtare.

Profesori Greg Hannon, drejtor i Institutit të Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar (CRUK), tha për BBC, se askush nuk ka shqyrtuar gjeografinë e tumorit në këtë nivel të detajeve më parë, dhe se sipas tij kjo është një mënyrë e re për të parë kancerin.

Projekti ‘tumori virtual’ është pjesë e Grand Challenge Awards (CRUK).

Profesoresha Karen Vousden, shkencëtare kryesore e CRUK, drejton një laborator në Institutin Francis Crick në Londër, i cili shqyrton se si gjenet specifike na ndihmojnë të na mbrojnë nga kanceri dhe çfarë ndodh kur ato shkojnë keq.

Ajo i tha BBC-së, se kuptimi se si qelizat e kancerit ndërveprojnë me njëra-tjetrën dhe me inde të shëndetshme është kritike nëse do të zhvillohen terapitë e reja.

“Të shihen tumoret duke përdorur këtë sistem të ri, janë më dinamike se sa versionet 2D statike”, shtoi ajo.

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/news/correspondents/ferguswalsh

Fergus Walsh

Përgatiti Emirjeta Vllahiu – KALLXO.com