Kinezi hyn ilegalisht në Kosovë

Policia Kufitare e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor një person – shtetas i Kinës nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:10 te pika kufitare në Merdarë.

Me vendim të prokurorit, nga i dyshuari është konfiskuar pasaporta dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si kalim ilegal i kufirit.