Kina raporton zero raste të reja me virus në Wuhan që nga dita e parë kur u shfaq pandemia

Zyrtarët kinezë thonë se ata “ e panë perëndimin“ e pandemisë së coronavirusit, pasi vendi raportoi zero raste të reja të infeksionit për herë të parë që nga nëntori i vitit 2019 kur u shfaq virusi, shkruan The Independent.

Shifrat ditën e mërkurë treguan se nuk ka raste të reja në Wuhan apo në krahinën Hubei, ku virusi i njohur si COVID-19, besohet të jetë shfaqur për herë të parë në mes njerëzve.

Megjithatë autoritetet paralajmëruan që rreziku ende nuk ka mbaruar, megjithëse 34 raste  u raportuan por jashtë zonave që u cilësuan si epiqendra  e pandemisë, 21 në Pekin dhe nëntë në qendrën jugore në Guangdong.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të mërkurën u raportua për tetë raste të vdekjes duke arritur shifrën totale prej 3,245 viktima nga 80,928 persona të infektuar.

Që nga Janari qyteti Wuhan ka qenë në izolim total dhe lëvizjet kanë qenë të ndalura, ndërsa lëvizja e lirë do të lejohet nëse brenda dy javëve të ardhshme nëse nuk raportohet asnjë rast i ri me COVID-19.

Kujtojmë se në Kosovë, nga 13 marsi deri më sot janë shënuar 20 persona të prekur me coronavirus.

Ndërsa në botë ky numër ka arritur në 219,565 persona. Sipas të dhënave të fundit, deri më tani 84,006 persona janë shëruar dhe 8,941 kanë vdekur.

Me anë të një vendimi të Qeverisë së Kosovës, Qendra e Studentëve është bërë karantinë për personat të cilët po vijnë nga vendet e jashtme në Kosovë.

Ata që janë duke ardhur nga vendet e jashtme do të izolohen për 14 ditë brenda hapësirave të Qendrës së Studentëve.

Kjo qendër ka kapacitet të mbajë deri në 4 mijë persona.

Policia tregon se pse po qëndron në objektet në ‘Qendrën e Studentëve’

Përgatiti-Marcel Lekaj