KFOR vëshgon situatën edhe me helikoperë në Jarinjë - FOTO

Helikopterë të KFOR-it janë parë në patrullim edhe nga qielli gjatë ditës së sotme në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë.

KALLXO.com ka siguruar pamje të helikopterëve të KFOR-it gjatë patrullimit sot para disa minutave.

KFORI në Jarinje
Foto:KALLXO.com
27.09.2021
KFORI në Jarinje Foto:KALLXO.com 27.09.2021
KFORI në Jarinje Foto:KALLXO.com 27.09.2021
KFOR-i në Jarinje Foto:KALLXO.com 27.09.2021

Në anën tjetër, misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë kanë thënë se janë rritur patrullimet në gjithë Kosovën përfshirë edhe veriun.

Kështu u tha në një përgjigje të tyre për KALLXO.com pas deklarimeve se sot gjatë pasdites pritet ndërhyrja e KFOR-it në veri të vendit.

“KFOR ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në gjithë Kosovën, përfshirë edhe veriun e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Mirëpo, kryeministri i vendit Albin Kurti sot gjatë një konference për media tha se nuk është i informuar për ndërhyrje të KFOR-it në pjesën veriore.

“Ne diskutuam me gjeneralin e KFOR-it për situatën e sigurisë në veri. Ne shkëmbejmë informacion me ta. Unë nuk kam ndonjë informacion për përgatitje të KFOR-it për ndërhyrje. Dje kam biseduar edhe me Sekretarin e Nato-së. Ne jemi të gatshëm për të shkuar në Bruksel”, ka thënë Kurti.

KFOR thotë se ka rritur numrin e patrullave në gjithë Kosovën, përfshirë edhe veriun