Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KESCO: Vetëm 14 për qind e konsumatorëve kanë fatura 100 euro ose më tepër

Kompania kosovare për furnizim me energji elektrike (KESCO) ka thënë se 400 mijë konsumatorëve deri me tani u janë lexuar njehsorët.

Sipas KESCO-s, 86% prej tyre kanë pranuar fatura nën 100 euro.

“400 mijë konsumatorëve deri me tani u janë lexuar njehsorët. 86% prej tyre kanë pranuar fatura nën 100€. Pra, nga numri total i leximeve, del që vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura 100€ ose më tepër”- thuhet në njoftim.

Edhe ato fatura që janë në shpenzim më të madh, bëhet fjalë për dy shërbime në një, pra për furnizim me energji elektrike dhe për ngrohje.

Sipas KESCO-së, ngrohja është shpenzues i madh i energjisë elektrike në bazë të analizave që ekspertët e kompanisë i kanë bërë.

“Në Kosovë konsumatorët që ngrohen me energji elektrike, ngrohja ua merr mbi 70% të konsumit”- thuhet në reagim.

Pas reagimeve të shumta të qytetarëve për çmime të larta të faturave të energjisë, Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka deklaruar se nuk ka rritje të tarifave fundore, por sipas tyre, shumë konsumatorë po ngrohen me rrymë.

Sipas KESCO-s, tarifat e energjisë elektrike janë rishikuar dhe rritur afërsisht 15% krahasuar me tarifat 2022-2023, me vendim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, më 1 prill 2023.

Ankesat për çmime të larta të faturave të rrymës, deklarohet KESCO