Ilustrim

Kërkohet paraburgim për burrin që theri me thikë vajzën e tij në Deçan

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë në Deçan. Një burrë nga fshati Prapaqan i Deçanit është arrestuar pasi dyshohet se e ka therur me thikë vajzën e tij.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar se Prokuroria e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, të cilët kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur pas një “mosmarrëveshje”.

“Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë – thikë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi./21Media