Kërkesat e qytetarëve drejtuar Ardian Gjinit (VIDEO)

Gjatë debatit “Jeta në Komunë”, i pari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, u përball edhe me zërin e qytetarëve, të cilët kërkuan të realizohen kërkesat e tyre.

Në fshatin Bec, Mira Hasani me nevoja të veçanta ka treguar për vështirësitë që i ka ajo për shkak të mosasfaltimit të 300 metrave rrugë. Kërkesën për asfaltim ajo e ka bërë qysh moti në Komunë.

“Kërkesë e kam, nëse ka për shembull fëmijë, më së shumti duhet me këqyr për këta persona me aftësi të kufizuar. Jo sa me e bo një foto, për shembull se shkojnë nëpër këto qendra të HENDIKOS- it e kësi. Jo për një foto, se një foto është pikturë, ti mundesh me e vizatu pikturën qysh dush, por bone që kur të shoh në rrugë, jo kur vjen fundi për me ta qit një votë, por kur të shoh në rrugë me të falënderu”, thotë Mira Hasani duke iu drejtuar kryetarit Gjini.

Por, kërkesa e saj ende nuk është realizuar.

Përveç kësaj, banori tjetër Nevruz Dujaka kritikon Gjinin për murin e ndërtuar në rrugën “Bardhyl Qaushi”.

Edhe aktivisti i ambientit, Burim Qarri, kërkon nga kryetari i Komunës pastrimin urgjent të ambientit të Gjakovës.

Të ftuar në studio ishin edhe tre asamblistë, dy prej tyre nga opozita, Ali Tafarshiku nga Alternativa, Mimoza Shala nga Vetëvendosje dhe Shpend Kumnova nga AAK-ja, ndërsa në Zoom Ideal Zhaveli nga Këshilli Rinor i Veprimit Lokal- KVRL.