Katër të vdekur dhe qindra të lënduar nga tërmeti në Turqi

Katër persona kanë vdekur dhe 120 të tjerë u plagosën në një tërmet që goditi brigjet e Egjeut të Turqisë, raporton Reuters.

Tërmeti i sotëm goditi Detin Egje dhe u ndie në Greqi dhe Turqi.

Tërmeti goditi me një magnitudë deri në 7.0.

Raportohet se disa ndërtesa u shembën në provincën bregdetare të Izmirit dhe një ministër qeveritar tha se njerëzit ishin bllokuar në rrënoja.