Ilustrim: Një viktimë e dhunës, Foto: Pixaby

Katër raste të dhunës në familje të raportuara brenda 24 orëve

Katër burra janë arrestuar në raste e qytete të ndryshme për dhunë në familje dje më 12.06.2024. Të katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në Klinë një burrë dyshohet se ka kanosur një tjetër dhe i ka dëmtuar disa orendi në shtëpi e mjete të punës në oborr, rreth orës 11:20. Ai po dyshohet për tri vepra, “Dhunë në familje”, “Kanosje” dhe “Dëmtim i pronës”.

Rreth orës 1 pas mesnatës, një burrë u arrestua pasi që dyshohet se ka ofenduar e më pas ka sulmuar fizikisht një grua në Pejë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Edhe një rast tjetër ka ndodhur në Pejë rreth orës 16:40.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje” – thuhet në raport policor.

Në Vushtrri një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari e ka kapur për fyti duke tentuar ta dëbojë nga shtëpia. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.