Foto: Ilustrim

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Podujevë ka rrahur gruan e tij dje rreth orës 12:00.

Sipas policisë, burri me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rast i njëjtë është raportuar edhe në Prishtinë, rreth orës 20:45, ku një burrë ka rrahur gruan e tij. Gjithashtu edhe burri nga Prishtina me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe në Prizren një burrë ka rrahur gruan e tij rreth orës 16:35.

Viktima, sipas policisë, ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe në Suharekë është raportuar rast i dhunës në familje.

Sipas policisë, një burrë ka rrahur viktimat gra, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa burri është dërguar në mbajtje.