Katër fëmijë u braktisën brenda tre muajve në Kosovë

Sipas Agjensionit të Statistikave të Kosovës (ASK), në periudhën prill – qershor katër fëmijë janë braktisur nga prindërit e tyre biologjik. Që të katërt kanë qenë djem. Braktisjet kanë ndodhur në Prishtinë, Suharekë, Fushë Kosovë dhe Partesh.

Numër i njëjtë i braktisjes së fëmijëve ishte edhe në tre mujorin e parë (TM1) të 2021.

Për kundër këtij të dytit, në TM1 ishin dy vajza dhe dy djem të qyteteve Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri dhe Malishevë.

Gjatë tremujorit të dytë (TM2) gjithsej 12 fëmijë janë vendosur në strehim familjarë brenda farefisit dhe dy jashtë farefisit të tyre.

Përderisa, gjatë të njëjtës periudhë 18 persona janë larguar nga strehimi familjarë brenda farefisit, pasi të njëjti kanë arritur moshën 18 vjeç.

ASK ka njoftuar se janë shtatë fëmijëve pa kujdes prindëror të përkohshëm e të vendosur në strehimore gjatë muajve prill, maj dhe qershor.

Katër nga këta fëmijë janë vendosur në strehimoren “Shpresa dhe shtëpia e fëmijëve” në Prishtinë dhe tre në SOS Fshatin.

Sipas ASK vetëm gjatë muajit prill janë adoptuar katër fëmijë, ndërsa në maj dhe qershor nga dy. Pesë nga ta janë adoptim vendor dhe tre ndërkombëtar.

Shifër kjo e ngritur që nga periudha e TM1 janar-mars, kur ishte adoptuar vetëm një fëmijë.