Kaplohet nga flakët një veturë në Prishtinë

Një veturë është kapluar nga flakët para pak minutash në lagjen “Veternik” të kryeqytetit.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com një video, në të cilën shihen zjarrfikësit të angazhuar për të fikur veturën në flakë.

Në vendin e ngjarjes janë edhe njësitë e Policisë.