Kapet në Kolumbi shqiptari i kërkuar nga 180 shtete, i akuzuar për trafikim droge

Një shtetas shqiptar i kërkuar nga më shumë se 180 shtete, i akuzuar për aleanca me trafikantët kolumbianë të drogës është kapur në Santa Marta të Kolumbisë, raporton Top Channel.

Prokuroria dhe Policia arrestuan Besnik Nikollin, i njohur ndryshe si “Niko” ose “El Gordo”.

Ai po kërkohej që nga tetori 2021 nga autoritetet franceze nëpërmjet një kartele të kuqe të Interpolit për krimin e trafikut të drogës.

Nga informacionet që posedonte organi hetimor përcaktohej se “Niko” ishte në shërbim të strukturave të trafikut të drogës që kryejnë krime në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani./Top Channel