VIDEO: Kolumbi, shembet një pjesë e stadiumit, ka të vdekur e të lënduar

Së paku katër persona kanë vdekur e qindra të tjerë janë lënduar nga shembja e një stadiumi të garës me dema në qendër të Kolumbisë, njofton BBC.

Mediat lokale kanë publikuar pamje të momentit të shembjes së një pjese të tribunave, që ka ndodhur në komunën El Espinal, në departamentin Tolima.

Njerëzit shihen duke vrapuar në panik pas shembjes.

Incidenti ka ndodhur gjatë një eventi tradicional “Corraleja”, gjatë të cilit personat nga publiku mund të hynë në ring dhe të përballen me demat.

Pamjet nga ky incident mund t’i shikoni KËTU.