Pamje nga kapja e nëndetëses me 4 tonë kokainë në Kolumbi (VIDEO)

Një nëndetëse me katër ton kokainë është sekuestruar nga Forcat detare kolumbiane.

Siç raporton BBC, anija 15-metërshe ishte rrugës për në Amerikën Qendrore para se të kapej nga autoritetet.

Droga mendohet të jetë me vlerë 150 milionë dollarë dhe është ngarkesa më e madhe e kapur nga forcat detare në dy vitet e fundit.