Policia kolumbiane arreston kosovarin më të kërkuar në Evropë dhe Kolumbi me nofkën ‘Gucci’

Një person që dyshohet se është me prejardhje nga Kosova, i njohur me nofkën “Gucci”, e që është konsideruar si njëri nga njerëzit më të kërkuar në Kolumbi dhe Evropë është arrestuar nga autoritetet kolumbiane.

Që nga fundi i vitit 2020, hetuesit e Policisë Dijin, morën informacione për të dyshuarin e njohur si “Gucci”, një trafikant famëkeq droge në bregun verior të Kolumbisë, i cili dyshohet të jetë nga Republika e Kosovës, i cili rezultoi të ishte një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë.

Pseudonimi “Gucci”, i dyshuar si trafikant droge me kombësi shqiptare, një nga më të kërkuarit në vend dhe Evropë, kërkohej nga njoftimi i kuq i Interpolit”, ka thënë Olga Salazar, drejtoreshë e Policisë Dijín, raporton Colombia Detailzero.

Një grup i posaçëm hetuesish filluan ndjekjen, por sa herë i afroheshin gjurmës së kriminelit, ai zhdukej sepse “çdo muaj ndryshon vendbanimin. Kështu ishte për rreth 7 muaj derisa arritëm në një apartament në Barranquilla,” – zbuloi një hetues i Policisë Dijin.

Për një javë, pseudonimi “Gucci” nuk doli as nga dritarja, derisa më në fund arritën ta regjistronin dhe një tatuazh në krahun e majtë që e bëri të mundur identifikimin e tij.

Koloneli Salazar shpjegoi se pseudonimi “Gucci” akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë.

Ai kërkohet për krimet e bashkimit kriminal, trafikut të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, përdorimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

I dyshuari kosovar me nofkën “Gucci”, një nga personat më të kërkuar në Evropë | Foto: Colombia Detailzero