
Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim
Kapet i dyshuari i dytë për vrasjen e dyfishtë në Fushë-Gjormë
Policia shqiptare ka arritur ta prangosë I.Xh. 33-vjeç, i dyshuar i dytë i vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur më 30 maj të këtij viti në Fushë-Gjormë, Kurbin.
Sipas Policisë së Shtetit, ky person me rrezikshmëri të lartë shoqërore ishte me masë sigurie -arrest në burg, për plagosjen me armë zjarri të shtetasit Z.M., ngjarje e ndodhur në Laç, më 15.5.2020.
Operacioni për kapjen e këtij shtetasi u zhvillua në Tiranë, falë bashkëpunimit mes Policisë së Tiranës, Kurbinit dhe Lezhës dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale në ngarkim të tij -vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim, – vrasja e mbetur në tentativë dhe -armëmbatja pa leje.