Ilustrim

Kurbin, arrestohet avokati, u kërkonte para qytetarëve për të ndikuar te prokurori e gjyqtari

Policia shqiptare e komisariatit të Kurbinit ka arritur sot ta arrestojë avokatin S.D. i shpallur në kërkim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, më 9.6.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në vitin 2019, specialistët për Krimin Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për këtë shtetas, pasi ky shtetas, me profesion avokat, u merrte lekë shtetasve të ndryshëm, me qëllim për të ndikuar tek prokurori apo gjyqtari, për lehtësim të masës së dënimit.