Kapen dhe arrestohen nga Policia derisa ishin në proces të vjedhjes së një veturës

Policia e Kosovës ka arrestuar 2 persona në Prizren, të cilët i ka kapur duke tentuar të vjedhin një veturë e cila ishte e sekuestruar.

Derisa ishin duke tentuar të marrin veturën, Policia e Kosovës ka mbërri në vend të ngjarjes duke parandaluar vjedhjen.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar në vendin e ngjarjes, i cili madje gjatë arrestimit ka sulmuar edhe zyrtarët policor.

Ndërsa, i dyshuari tjetër fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por që më vonë është arrestuar.

Me vendim të prokurorit, të dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.