Ilustrim

Kanosi policët në detyrë, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Një burrë në Fushë Kosovë është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar”.

I arrestuari, sipas Policisë së Kosovës po dyshohet se ka penguar dhe kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 17.03.2024 në 11:00h.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.