Foto: REL/TASS

Kanosen me armë zjarri tre persona në Ferizaj, i dyshuari gjendet në arrati

Tre persona në Ferizaj janë ankuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje, i dzshuari në një distancë rreth 150 metrave ka shtënë disa herë me armë zjarri.

Policia njofton se në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç ‘rast është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, revole me gaz, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Sipas Policisë, i dyshuari gjendet në arrati ndërsa rasti është duke u hetuar.