Foto: Ilustrim

Kanos me armë pronaren e shtëpisë pasi tenton të vjedhë

Një grua është ankuar në Policinë e Kosovës se është kërcënuar me armë zjarri nga një person.

Ankuesja po ashtu ka treguar në polici se kërcënimi i është bërë pasi kishte vërejtur se personi i dyshuar ishte duke tentuar ta hapë derën e banesës së saj me forcë.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se tashmë ka identifikuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake është bastisur banesa e të dyshuarit ku janë gjetur dëshmi të ndryshme të cilat janë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale si dhe një sasi e narkotikëve marihuanë me peshë prej 13.4 gram.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, dje rreth orës 13:50.