Kandidati i AAK-së sfidohet nga qytetarja për pagat e qeveritarëve - VIDEO

Një qytetare nga Komuna e Gjakovës gjatë një debati publik ka sfiduar kandidatin e AAK-së për deputet, Fatos Axhemin, për pagat e kryeministrit dhe ministrave.

“E kam një pyetje për kandidatin e AAK-së. Qysh e patë ju për vete me e rritë rrogën, e një pensioneri, a një familje të dëshmorëve e fundosët e lat për askund?”, pyeti qytetarja.

Ndërsa Axhemi i AAK-së iu përgjigj duke thënë se Ligji për Paga hyn në fuqi në muajin dhjetor dhe se AAK-PSD kanë politika sociale për të gjitha shtresat.

“Ligji i Pagave që ka kaluar në parlament hyn në fuqi prej muajit dhjetor. Njëkohësisht politikat sociale të AAK-së kanë me u kujdesë për të gjitha shtresat, për penzionerët, për shtresat sociale, për studentët dhe për çdo sektor. Me jetu në Kosovë, ne të gjithë jetojmë, e dijmë se sa vështirë është me mbijetu. Mirëpo projekti i AAK-PSD e ka një politikë sociale e cila i përshtatet të gjitha grupmoshave të gjitha shtesave të shoqërisë”, u përgjigj Axhemi.

Qytetarja pyeti edhe kandidatin e PDK-së, Butrint Batallin, për Kadri Veselin, por ai nuk iu përgjigj pyetjes.

Pyetjen e qytetares mund ta shihni nga minuta 58:20.

Debat publik me kandidatët për deputetë#Kosovaqeduam

Publiée par Kallxo.com sur Samedi 21 septembre 2019