Kamenicë – Vdes pasi rrokulliset me traktor

Një person ka vdekur në fshatin Ruboc të Kamenicës mesditën e së premtes pasi rrokullisjes së traktorit me të cilin ishte duke bartur dru.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar në QKMF në Kamenicë, por sipas mjekut kujdestar ai ishte sjellë pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet e Policisë dhe zjarrfikësve.

Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.