Ilustrim

Kamenicë: E mitura keqpërdoret seksualisht

Një vajzë e mitur e komunitetit Rom supozohet të jetë viktimë e një keqpërdorimi seksual që ka ndodhur në Kamenicë.

Sipas raportit të policisë një burrë i komunitetit Rom e ka keqpërdorur seksualisht viktimën vepër kjo e ndaluar me ligj. Raporti sqaron se personi është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.