Kadri Veseli shërohet nga COVID-19

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është shëruar nga COVID-19.

Kështu ka njoftuar PDK me anë të një komunikate për media.

Sipas njoftimit, Veseli ka qëndruar në vetizolim dhe ka respaktuar të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është shëruar nga Covid-19. Pas qëndrimit në izolim sipas udhëzimeve të mjekëve dhe rekomandimeve të IKSHP-së, Veseli është kthyer me punët e përditshme në parti”, thuhet në njoftim.

Ai ka falënderuar të gjitha ata që i qëndruan afër gjatë kohës sa qëndroi i izoluar ndërsa tha se nuk kishte simptoma të rënda.

“Faleminderit të gjithëve që më qëndruat afër gjatë kësaj kohe. Nuk kam pasur simptoma të rënda, por nuk ishte edhe situatë e lehtë izolimi. Shfrytëzoj rastin të kërkoj nga ju që t’i mbani maskat, ta ruani distancën dhe t’i pastroni duart sa më shpesh, për ta ruajtur veten dhe të tjerët nga kjo sëmundje”, citohet të ketë thënë Veseli.

Shefi i PDK-së kishte rezultuar pozitiv më 23 korrik.

Kadri Veseli infektohet me COVID-19

www.kallxo.com