Kadri Veseli infektohet me COVID-19

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është infektuar me COVID-19.

Veseli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook.

“Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2”, thuhet në postim.

Ai tutje ka treguar se është mirë me shëndet.

“Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar Veseli.

Tutje Veseli u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga COVID-19.

“Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën”, ka shkruar Veseli.

Veselit i është komunikuar lajmi nga IKSHPK se është pozitiv mne COVID-19 brenda një dite. Kohëve të fundit qytetartët po presin nga 3 – deri në 4 ditë, e më shumë derisa iu dalin rezultatet nga IKSHPK.