Kadri Veseli i qeras me birra aktivistët në Has

Me pije të gazuara dhe alkoolike, lideri i PDK-së, Kadri Veseli, i ka qerasur aktivistët në Has.

Nga qëndrimi i tij me hasjanë, Veseli e ka vlerësuar mikpritjen e tyre, duke kujtuar edhe kohën që kishte kaluar gjatë luftës te ta.

“Mysafir i hasjanëve, mikpritja e të cilëve është gjithmonë e përzemërt dhe bujare. Kam kaluar shumë ditë e net gjatë luftës në familjet hasjane. Dyert e tyre ishin përherë të hapura për luftëtarët e lirisë. Bashkë ishim në luftë dhe bashkë jemi edhe në paqe, në përpjekje për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë dhe vendin tonë”, ka shkruar Veseli në rrjetin social ‘Facebook’, të enjten.

Udhëheqësi i PDK-së ashtu siç edhe shumë nga bashkëpartiakët e tij janë të njohur si ‘merakli’ të mishit, verërave dhe darkave të shtrenjta në përgjithësi, gjë të cilën e kanë dëshmuar edhe në oda dhe akomodime jashtë vendit.